Bota Gossip

Të paguash për mëkatet e babait, vajzës së Vladimir Putin i “shkatërrohen” të gjitha ëndrrat!

Vajza e madhe ligjore e presidentit Vladimir Putin ka dështuar në përpjekjet e saj për të hapur një qendër mjekësore elitare për të huajt në Rusi. 36-vjeçarja Maria Vorontsova, prindërit e së cilës u divorcuan disa vite më parë, lindi kur Vladimir ishte spiun i KGB-së. Ajo është eksperte në sëmundjet e rralla gjenetike te fëmijët dhe sipas gazetarit investigativ rus që jeton jashtë Rusisë, Sergey Kanev, sanksionet duket se kanë prekur jo vetëm projektet e vajzës, por edhe martesën e saj.

Ai zbuloi se ajo prej kohësh Maria ishte angazhuar në mega-projektin për ndërtimin e një qendre mjekësore super moderne pranë Shën Petersburgut. Planet ishin për të tërhequr pacientë nga Evropa dhe sheikë të pasur nga vendet e Gjirit Persik. Redaktori Roman Dobrokhotov, zbuloi edhe lajmin se Maria Vorontsov ishte ndarë nga bashkëshorti i saj biznesmen holandez Jorrit Faassen. Ai nuk ka dhënë detaje të tjera se kur janë ndarë, por besohet se ka qenë pak para fillimit të luftës.

Çifti janë edhe prindër, duke e bërë Putinin gjysh. Një herë dhëndri holandez i Putinit deklaroi:

Jam i martuar me një grua ruse dhe kam fëmijë, do ta lë me kaq këtë rrëfim.

Maria përdor mbiemrin e familjes Vorontsova, mbiemrin e gjyshes së saj dhe Faassen, atë të bashkëshortit. Maria u intervistua vitin e kaluar në kanalin ‘Rossiya 24’ mbi përpjekjet ruse për të luftuar sëmundjet e rralla gjenetike te fëmijët. Motra e saj Katerina Tikonova, 35 vjeçe, zëvendësdrejtore e Institutit për Kërkime Matematikore të Sistemeve Komplekse në Universitetin Shtetëror të Moskës, është gjithashtu vajza e Putin nga martesa e mëparshme me ish-zonjën e parë të Kremlinit, Lyudmila.