Celebrities Showbiz

“Tentova t’i bëj keq vetes”/Erjola i rrëfen Jetmirit momentin e saj më të vështirë në jetë: “Më dilte fytyra e mamit!”

Erjola Doçi, një prej banoreve të “Big Brother VIP 3”,  ka rrëfyer momentin më të vështirë që ka kaluar në jetë. Gjatë një bisede me Jetmir Salajn, moderatorja tregoi se para dy vitesh ka arritur ekstremet duke tentuar ti bëjë diçka vetes, për shkak të dashurisë që kishte për një djalë. Erjola tha se teksa ishte në dyert e spitalit, i dilte vetëm fytyra e të ëmës. Ndër të tjera ajo rrëfeu:

Erjola: Kam tentuar t’i bëj diçka vetes time për dikë. Ka qenë shumë e vështirë, e kam parë veten…

Jetmiri: Sa vjeç ke qenë?

Erjola: Para dy vitesh.

Jetmiri: Interesante. Ke dashuruar apo jo?

Erjola: Po. Është i njëjti person që lidhet me linjën time të jetës. Ta shikosh veten duke prekur fundin në dyert e spitalit është shumë e shëmtuar. Po më dilte vetëm fytyra e mamit.

Jetmiri: Normalisht…

Erjola: Po njeriu ndonjëherë arrin ekstremet për një person që do.