Celebrities Gossip Showbiz

“Ti e vendos se kur bëhesh nënë…”/ Aktorja Halle Berry vjen me një mesazh të fortë për të gjitha gratë!

Aktorja e njohur Halle Berry tregoi së fundmi për “Women’s Health” këshillat që po e drejtojnë në jetë dhe që shpreson t’i ndajë me gratë e tjera.

Unë jam plotësisht në feminilitetin tim. Më në fund e kuptoj se ajo që kam për të thënë është e vlefshme, edhe nëse askush tjetër nuk është dakord. U them grave që zotëroni kudo që të jeni. Nëse jeni në mesin e të tridhjetave, mos u zhytni në idenë se duhet të keni fëmijë deri në një moshë të caktuar. Ti vendos. Dhe nëse dëshiron të kesh fëmijë, nuk duhet të përkufizohesh nga ato ideologjitë e vjetra se kjo është ajo që duhet të bëjnë gratë.

Berry është nënë e djalit Maceo, 9-vjeç dhe vajzës Nahla, 15-vjeçe. Ajo vijoi duke thënë:

Bëje vetëm nëse dëshiron, sepse heq dorë nga jeta jote personale për të rritur ato jetë të tjera. Ndoshta nuk je një grua që dëshiron ta bëjë këtë. S’ka vend për gjykim.