Celebrities Gossip Showbiz

Trixa nuk paska të ndalur! Pas ‘Ma shumë se ti’ ka gati një tjetër surprizë…

Beatrix Ramosaj është një nga emrat më të përfolur të momentit të showbiz-it shqiptar. Këngëtarja e njohur shqiptare ka pasur një karrierë të gjatë, por vëmendjen më të madhe e mori me pjesëmarrjen në ‘BBV’. Lidhja e saj me Donald Veshaj brenda shtëpisë së ‘BBV’, ndarja e tyre dhe trekëndëshi i formuar Bora-Donald-Trixa kanë qenë në qendër të vëmendjes për muaj me radhë.

Para pak kohësh u përfol për një bashkëpunim mes kengëtares dhe Dj Geek, projekt i cili u konfirmua nga të dy artistët. Kënga titullohet “Ma shumë se ti” dhe u publikua vetëm para pak ditësh. Dhe menjëherë pas këtij projekti, Trixa po na tregon se nuk ka të ndalur dhe ndodhet në studio për të regjistruar surprizën e saj të radhës për të cilën shprehet shumë e entuziasmuar.

Shumë e emocionuar për këtë

Padyshim që teksti i këngës u komentua shumë pasi fjalët u komentuan si një dedikim për Donaldin, por nuk do të flasim për këtë. Veshja si ‘Catwoman’ në videoklip e Trixa-s padyshim që ra mjaft në sy dhe bukuroshja dukej shumë tërheqëse, por na lini të themi se nuk ka kushtuar pak…

Shumë e përfolur për muzikën e saj, jetën personale por edhe look-un shumë të pëlqyer, Beatrix ia del të jetë gjithnjë në qendër të vëmendjes.