Celebrities Gossip Showbiz

“Ty do të të shkatërroj komplet!”, nuk është Olta, por me cilin nga banorët e ka Luizi këtë herë?

Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.

Rrëfimi i Nitës për betejën e saj më kancerin e gjirit ka sjellë shumë polemika në shtëpi, teksa një nga reagimet më të forta ishte dhe ai i Luizit. Luizi i ka kërkuar falje Nitës për shqetësimet, të cilat i ka sjellë gjatë kohës që nuk ishte i informuar mbi shëndetin e saj. Ndërkohë që nuk ka lënë pa kërcënuar dhe Diolën, duke i thënë që do e shkatërroj sepse kishte përdorur për viktimizim fëmijët e saj.

Unë e mbyll me kaq dhe të kërkoj falje nëse të kam shkaktuar stres atë që ke dhe me ato që të kam bërë… Me ty që rren dhe përdor fëmijët e tu për tu viktimizuar flasim bashkë…Ty do të të them fjalën që është bërë hit në këtë shtëpi, ty do të të shkatërroj komplet…Do të të bie sa të mundem, që mi bën mua këto telenovela turke…

Ndërkohë, përballje të forta ka pasur mes Oltës dhe Luizit, teksa ky i fundit e ka kërcënuar aktoren duke e paralajmëruar që së shpejti do ta bëjë atë, të dëshirojë të largohet vetë nga shtëpia e BBV.