Sport

U largua drejt dhomave të zhveshjes para mbylljes së ndeshjes, United ndëshkon Ronaldon!

Manchester United ka marrë masa pas gjestit jo të bukur të Cristiano Ronaldos në ndeshjen kundër Tottenham.

Portugezi u largua nga fusha para fishkëllimës së fundit të ndeshjes, që ekipi i “Djajve të Kuq” ishte duke e fituar.

Në lidhje me këtë ngjarje klubi i United ka dalë me një deklaratë zyrtare, ku bën me dije ndëshkimin që i kanë dhënë legjendës së Portugalisë.

“Cristiano Ronaldo nuk do të jetë pjesë e skuadrës së Manchester United për ndeshjen e së shtunës në Premier League kundër Chelsea. Pjesa tjetër e skuadrës është plotësisht e fokusuar në përgatitjen për këtë ndeshje”-bën me dije Manchester United.