Sport

UEFA ndëshkon Marko Arnautoviç; ofendoi rëndë futbollistin shqiptar Alioski

Futbollisti i Austrisë me origjinë serbe Marko Arnautoviç është dënuar nga UEFA me 1 ndeshje pezullim nga Komisioni i Etikës dhe Disiplinës në këtë organizëm për shkak të ofendimeve me bazë raciste ndaj futbollistëve shqiptarë të Maqedonisë së Veriut.

Sulmuesi i Austrisë shënoi golin e 3-të në fitoren 3-1 ndaj Maqedonisë pak ditë më parë. Gjatë festës për golin e shënuar, ai shau nga nëna futbollistin shqiptar Ezgjan Alioski.

Maqedonia e Veriut kërkoi nga UEFA që të dënonte lojtarin për veprimin dhe menjëherë u hap një hetim, që pasoi me pezullimin me një ndeshje.

Arnautoviç humbet kështu sfidën e dytë, atë ndaj Holandës ditën e nesërme.

Pamjet televizive treguan se shoku i tij i ekipit David Alaba po përpiqej ta ndalojë të flasë, teksa lojtarët austriakë festojnë golin.

Ish-lojtari i West Hamit u akuzua për: “Fyerje të një lojtari tjetër, Art. 15 (1) (a) (iv) i Rregullores Disiplinore të UEFA-s”.
Dhe, si rezultat, bordi i apelit i UEFA-s vendosi: “Të pezullojë lojtarin e Federatws Austriake të Futbollit, Marko Arnautovic, për ndeshjen tjetër (1) të garës së ekipit përfaqësues të UEFA-s”

“Unë do të doja të them një gjë shumë qartë: Unë nuk jam racist. Nëse dikush është ofenduar, kërkoj falje” tha Arnautoviç pas ndeshjes, por kjo për UEFA-n është e pavlerë.