Celebrities Gossip Showbiz

Vajza e Beyonce një kopje e të ëmës!

Beyonce është një nga artistet më të dashura dhe të pëlqyera në të gjithë botën. Artistja numëron shumë hite të sukseshme në karrierën e saj dhe ndjekësit e këngëtares i përkasin të gjitha moshave . E teksa, diva e muzikës pop e mban jetën e saj personale mjaft hermetike, syrit kritik të ndjekësve nuk i ka shpëtuar fotoja më e fundit e shkrepur nga paparazzi-t të vajzës së saj, Blue Ivy që me një vështrim të vetëm është kopja e mamasë së saj.

Vetëm 10 vjeçe dhe vogëlushja duket si një miniaturë e të ëmës. Për më shumë shihni foton dhe krahasimin bëjeni vetë…

Mbrëmjen kur u zhvillua edicioni i 94-rt i çmimeve ‘Oscar 2022’, ku filmi “Coda” u shpall triumfuesi. Mbrëmja e madhe u hap me një performancë të një prej yjeve më të mëdhenj të muzikës, Beyonce.

Beyonce dha një performancë të fuqishme të “Be Alive” nga kandidati për “Filmin më të mirë”, “King Richard”, të cilin ajo e shkroi bashkë me Dixson. Vajza e këngëtares, 10-vjeçarja Blue Ivy, gjithashtu u pa me nënën e saj, duke mbajtur syze dielli dhe duke qendruar përballë Beyonce-s për një pjesë të performancës.

Vetë diva e muzikës pop ishte e veshur me një fustan jeshil neon të tejdukshëm dhe taka në ngjyrë të ngjashme. Ajo kishte vendosur si aksesorë një palë vathë diamanti me shkëlqim ndërsa kërcimtarët e saj kishin veshje të përshtatura sipas këngëtares.