Fashion

Vishuni këtë vjeshtë sikur po sfiloni në Javën e Modës në Milano!

Ky muaj ka qenë i mbushur plot sfilata dhe modë! Duhet të përmendim se Java e Modës në New York dhe Londër ka mbaruar tashmë, por nuk mbeti me kaq pasi ajo e Milanos sapo ka filluar dhe sigurisht nuk mund të mungojë Java e Modës në Paris.

Shumë modele, influencera, editorë apo personazhe të ndryshëm kanë pushtuar rrugët e kryeqytetit italian të modës për të parë se çfarë të rejash kanë sjellë stilistët më të njohur në Itali këtë sezon.
Kujtojmë se në Milano gjen gjithçka! Është kryeqyteti i pëlhurave shumë luksoze, rrobave fine dhe me shumë elegancë.

Kjo është një ndër arsyet se pse Milano cilësohet si kryeqyteti i modës, sigurisht dhe prej faktit se aty bëhen bashkë shumë marka të mëdha mode, që dashurohen nga të gjithë.
“Java e Modës” në kryeqytetin italian bëhet dy herë në vit, ku shumë personazhe dhe dashamirës të ‘fashion’ dhe trendeve të reja, mblidhen për të shijuar shfaqjet e bukura me kombinime të ndryshme e të guximshme sipas sezoneve.

E dimë se gjëja më e vështirqë për një femër ndonjëherë është të zgjedhë se çfarë të veshë, por këtë vjeshtë, me këto sugjerime që do t’ju tregojmë në foto, këtij shqetësimi do t’i vijë fundi. Çdo ditë do të jetë si një shfaqje mode për ju!

Vëmë re se këtë vjeshtë do të mbizotërojnë ngjyrat e tokës, por nga ana tjetër kombinimet mes ngjyrave nuk mund të mungojnë kurrsesi. Zgjidhni stilin tuaj dhe guxoni me ngjyrat dhe pse dita mund të jetë me shi. Ndriçoni ju në vend të diellit!