Film & Tv

Vrasja e 12-vjeçares Asunta Basterra që tronditi Spanjën së shpejti serial televiziv!

Një mini-serial i ri do të publikohet në Netflix më 26 prill dhe ritregon ngjarjet e tmerrshme të vrasjes së 12-vjeçares Asunta Basterra. Ky rast konkret ka ndodhur në vitin 2013 dhe konsiderohet si një nga më tronditëset e regjistruara në Spanjë.

E lindur në Fang Yong në vitin 2000 në Kinë, Asunta u birësua në moshën 9 muajshe nga Alfonso Basterra Camporro dhe Maria del Rosario Porto Ortega, një çift i pasur nga Spanja. E përshkruar si një fëmijë i talentuar, Asunta shkëlqeu në shkollë dhe në aktivitete të ndryshme artistike.

Më 21 shtator 2013, Rosario Porto (Candela Peña) dhe Alfonso Basterra (Tristán Ulloa) raportojnë zhdukjen e vajzës së tyre Asunta, trupi i së cilës gjendet disa orë më pas pranë një rruge jashtë Santiago de Compostela. Hetimi i policisë ka zbuluar prova që tregojnë se Rosario dhe Alfonso janë autorë të mundshëm të krimit. Lajmi trondit qytetin dhe madje edhe vendin. Çfarë mund t’i shtyjë dy prindër t’i japin fund jetës së vajzës së tyre? Çfarë fshihet poshtë asaj fotografie të përsosur familjare?

Kasti për serialin:

Candela Peña – si Rosario Porto
Tristán Ulloa – si Alfonso Basterra
Javier Gutiérrez – si Malvar
Carlos Blanco – si Ríos
María León – si Cruces
Francesc Orella – si JJ
Alicia Borrachero – si Elena Garrido
Raúl Arévalo – si Rodrigo Serrano
Iris Whu – si Asunta