Celebrities Film & Tv Music Showbiz

“When Billie Met Lisa” ishte episodi i Simpsons që arriti të merrte një vëmendje shumë të madhe!

Billie Eilish është artistja më e fundit muzikore që ka hyrë në botën e “The Simpsons”. Superylli i pop-it me zërin e saj unik u bë pjesë e një filmi të ri të shkurtër të quajtur “When Billie Met Lisa” premierë sot në Disney+.

Në klipin e mëposhtëm, mund të shihni se Eilish teksa takohet me Lisa Simpson. Ndërsa ndodhej në rrugë me vëllain e saj Finneas, Eilish dëgjon saksofonin që buron nga poshtë një ure dhe pyet veten se si John Coltrane mund të luajë nën një mbikalim të autostradës kur ai ka vdekur. Në fakt ajo që ia merr mendjen me atë veprim është Lisa.

 

“When Billie Met Lisa” po transmetohet tani në Disney+. Është qesharake të mendosh që Lisa Simpson ishte më e re se Billie Eilish, duke pasur parasysh se Simpsons kishte qenë në transmetim edhe para 12 vitesh pasi ka lindur Eilish.

Një episod mjaft i bukur dhe interesant i cili pak pas publikimit arriti që të merrte vëmendjen e të gjithëve, sidomos fansave të Eilish që deri tani mezi e kanë pritur këtë datë.

Pas shkëlqimit të artistes 20-vjeçare në Coachella si titullarja më e re në historinë e festivalit edhe ajo mezi po e pret episodin. Por pas kësaj me të drejtë na lindin edhe shumë pyetje të cilat normalisht duhet të marrin një përgjigje. A do të ketë një muzikë të re? A do të jetë edhe vëllai i saj dhe bashkëpunëtori i saj edhe në muzikë Finneas në emision? A do të shfaqet Lisa në një këngë me të? Ne do të duhet vetëm të shikojmë dhe të shohim por para së gjithash na duhet që të presim datën e publikimit.