Xhensila Myrtezaj është një këngëtare shumë e pëlqyer nga publiku dhe këngët e saj numërojnë miliona klikime vetëm pak ditë pas publikimit. Jo vetëm me projektet muzikore që sjell, por artistja na surprizon shpesh edhe me ‘look-un’ e saj gjithmonë shumë të kuruar.
Kanë kaluar tashmë disa muaj që kur Xhensila ka publikuar këngën e saj të fundit e duket se ka ardhur koha që bukuroshja të vij me një projekt të ri muzikor. Së fundmi këngëtarja ka postuar një video në Instastory nga një studio muzikore, ku në sfond dëgjohet pak nga kënga e saj e re, e cila do të publikohet së shpejti dhe titullohet “Shuj”.
View this post on Instagram
Familja Kallaku shpesh udhëton nëpër botë dhe ndan me ne momente nga pushimet e tyre. E së fundmi Xhensila e më pas edhe Besi na kanë treguar me anë të disa postimeve në Instagram pushimet e tyre në Bali. Së fundmi kanë zbuluar edhe një sekret që askush nuk e dinte. Të gjithë i kanë parë ‘selfiet’ e famshme të personazheve VIP me majmunët, ku në foto duket sikur ai që e shkrep foton është majmuni. Por mesa duket nuk qenka kështu siç duket apo kemi menduar. Me anë të një video teksa kanë shkrepur fotot, duket një person tjetër përball tyre, i cili fotografon dhe i jep ushqim majmunit në mënyrë që të zgjasi dorën dhe të duket si një ‘selfie’.