Celebrities Gossip Health & Beauty

Meshkujt e Hollywood-it që iu nënshtruan trajtimeve kozmetike dhe e pranuan me krenari këtë!

Është shumë e rrallë të dëgjosh një personazh të famshëm të flas për papërsosmëritë fizike ose për arsye të tjera shëndetësore. “Bright Side” bëri disa kërkime mbi të famshmit që bënë ndërhyrje në trupat e tyre dhe shihni progresin e tyre para dhe pas.

1. Kanye West

Reperit të njohur iu desh të përdorte ‘liposuction’ në vitin 2016 për të humbur peshë. Ai iu nënshtrua një operacioni kozmetik për të përmirësuar pamjen e tij, sepse kishte frikë se mos e quanin të shëndoshë.

2. Sammy Sosa

Sammy Sosa ishte një lojtar profesionist i bejsbollit që fitoi popullaritet në fund të viteve 1990. I dashur dhe i respektuar nga shumë fansa për shkak të suksesit të tij si atlet, ai i befasoi të gjithë kur u shfaq në një ceremoni me një ngjyrë të ndryshme të lëkurës. Sosa tha se zbardhja e lëkurës së tij ishte për shkak të një kremi që ai përdorte që përmbante zbardhues.

3. Mickey Rourke

Mickey Rourke është një aktor i njohur i Hollywood-it i cili i është nënshtruar operacioneve disa herë. Shija e tij për operacionet plastike shkon paralelisht me pasionin e tij për boksin, një sport në të cilin ai ka thyer dy herë hundën dhe ka dëmtuar mollëzat. Për shkak të karrierës së tij të aktrimit, atij do t’i duhej të kryente ndërhyrje të shpejta kirurgjikale për dëmtimet e tij. Ai gjithashtu ka bërë një tërheqje në lëkurën e fytyrës, ka marrë injeksione në buzë dhe ka rregulluar hundën gjithashtu.

4. Simon Cowell

Producenti i njohur dhe anëtari i jurisë së “X Factor” dhe “America’s Got Talent” është një shembull tjetër që nuk ka frikë nga kirurgjia kozmetike. Disa media britanike pohojnë se Cowell filloi të përdorë injeksione Botox në 2009 dhe me kalimin e viteve, ai filloi të bënte më shumë prekje përfshirë një tërheqje lëkure në fytyre.

5. Sylvester Stallone

Stallone ka pësuar një transformim të madh ndër vite. Në fakt, ai është një nga të paktët të famshëm që foli hapur për këtë çështje në vitet 1990. “Pse të mos bëni?” tha ai për operacionet plastike për “People”. Rezulton se kur nëna e Stallone-s po lindte, mjeku përdori pincë për ta lindur atë dhe nervat në anën e majtë të fytyrës së tij, si foshnjë, u shkatërruan, duke e lënë atë me një gojë të shtrembër.

Historia vazhdoi kur Stallone humbi peshë për rolin e Rocky-t, gjë që e bëri këtë tipar të fytyrës më të dukshëm. Pastaj u bë e qartë se ai mund ta ndryshonte atë vetëm me operacion. Por gjërat nuk u ndalën këtu. Disa burime të tjera kanë vënë në dukje se Stallone mund të ketë bërë gjëra të tjera në fytyrën e tij.

6. Enrique Iglesias

Fansat që kanë ndjekur Enrique Iglesias që në ditët e tij të para e dinë që spanjolli kishte një nishan në fytyrë. Sidoqoftë, Iglesias shkoi te një specialist për ta hequr atë në rast se mund të ishte kanceroze. Procedura nuk u bë për arsye estetike, por për arsye shëndetësore dhe zgjati vetëm 5 minuta.

7. Gene Simmons

Ylli i rokut është një fanatik i vetë-rrëfyer i operacioneve plastike, të cilat ai i është nënshtruar së bashku me gruan e tij, Shannon Tweed. Ai ka kryer një sërë ndërhyrjesh kirurgjikale në fytyrën e tij.

Kur bëhet fjalë për kirurgji plastike edhe detaji më i vogël ka rëndësi. Në ditët e sotme shumë të famshëm i janë nënshtuar ndërhyrjeve kirurgjike për të arritur një pamje perfekte si në fytyrë por edhe në trupin e tyre. Me ndihmën e teknologjisë së avancuar tashmë gjithçka është bërë më e lehtë dhe efikase.

Sidoqoftë, ekspertët paralajmërojnë se këto procedura mund të kenë edhe efekte anësore më së shumti ato ndërhyrje që përfshijnë pjesët e fytyrës, pasi mund të jenë shkak për përshpejtimin e plakjes. Ata shprehen gjithashtu se disa procedura mund të fillojnë normalisht vetëm me një ndërhyrje por që më pas duhen patjetër edhe disa të tjera në mënyrë që gjithçka të qëndrojë perfekte për një kohë të gjatë.