A Live Night Celebrities Music Showbiz

Yll Limani të shtunën në “A Live Night”! Ja se çfarë do të këndojë…

“A Live Night” ka nisur tashmë javën e kaluar dhe do të jetë pjesë e mbrëmjeve tona çdo të premte në orën 21:00 në ekranin e Top Channel. Ashtu siç e keni mësuar artisti i kësaj jave do të jetë pikërisht Yll Limani. Ylli ka qenë një ndër emrat e parë të cilët ne kemi zbuluar dhe e gjithë vëmendja është tek ai këtë javë.

Një natë mes muzikës fantastike dhe rrëfimit të parë dhe të fundit të artistit. Për herë të parë live hitet e tij duke përfshirë më të fundit “9”. Të shtunën datë 7 maj, ora 21:00, në Top Channel. Duke filluar nga dita e djeshme dhe çdo të martë në orën 20:00 emisionin “A Live Night” do të keni mundësinë që ta ndiqni edhe në valët e radios suaj më të dashur Top Albania Radio.

Nëse jeni kuriozë se çfarë të pathënash do të na zbulojë Ylli në intervistën e tij të parë kaq personale, do të duhet të prisni edhe fare pak. Por ajo që mund t’ju tregojmë janë disa prej këngëve që ai do të performojë dhe jemi të sigurtë që janë dhe të preferuarat tuaja…

Buzët e kuqe

Najher

Prej sa jena nda

9

Lshoja zanin

A Live Night” është një prodhim i Top Music Awards, parathënia e një rrugëtimi të gjatë në Top Channel. 13 episodet e tij sjellin 13 artistët më të dëgjuar dhe më të dashur nga shqiptarët kudo janë, në një qasje dokumentari muzikor, ku protagonistët rrëfejnë jetën e tyre personale dhe profesionale dhe këndojnë live hitet e tyre më popullore.

Prodhuar në studiot e Top Albania Radio, ky është një format origjinal i Top Channel dhe mban vulën e Ledion Liço. Artistja e parë, e cila çeli siparin e “A Live Night” ishte Arilena Ara por edhe shumë super artistë të tjerë do të jenë pjesë.

Tashmë mësohet dhe një tjetër emër që i bashkohet grupit të artistëve më në zë që do të jenë pjesë e këtij spektakli. Ishte pikërisht Besa Kokëdhima ajo e cila postoi në llogarinë e saj në Instagram një galeri fotosh të cilat i shoqëroi me mbishkrimin:

“A Live Night”! Kënaqësi që u ktheva sërish. Së shpejti…

Ndërkohë ashtu siç ka konfirmuar regjisori Ergys Lubonja emri i tretë që do të jetë pjesë e “A Live Night” javën e ardhshme është Capital T. Ne mezi po presim…