Celebrities Film & Tv Showbiz

Zbulohet prezantuesja e ‘BET Awards 2022’!

Së fundmi, ‘BET Awards’ ka zbuluar se aktorja Taraji P. Johnson do të prezantojë sërish eventin e ndarjes së cmimeve më 26 qershor në Los Angeles. Në një deklaratë për shtyp, 51-vjeçarja tha se:

Jam e nderuar të kthehem si prezantuese e Çmimeve BET dhe të ndaj skenën me kaq shumë artistë të fuqishëm, madje mund të thuash se është ‘perandoria’ e ekselencës së zezë’. Të punosh me partnerë të mrekullueshëm si Scott dhe Connie në BET dhe Jesse Collins Entertainment është një ëndërr. Mezi pres të festoj muzikën, argëtimin dhe kulturën e zezë me shikuesit tanë në atë që do të jetë një natë e paharrueshme.

Çmimet ‘BET’ do të transmetohen drejtpërdrejt në BET në orën 20:00. ET nga Teatri ‘Microsoft’.

Sjellim në vëmendje se producentët e ‘Tony Awards’ kanë paralajmëruar të pranishmit se shfaqja e ardhshme e çmimeve ka një politikë të rreptë kundër dhunës pas incidentit në ‘Oscars’. Paralajmërimi u lëshua në seksionin e pyetje-përgjigje, të një letre të dërguar nga ‘Tony Award Productions’ për të pranishmit e shfaqjes së 75-të vjetore të çmimeve në qershor. Në rast incidenti, autori do të largohet menjëherë nga ngjarja.