Vaji i palmës është një përbërës që gjendet në shumë produkte ushqimore që konsumojmë çdo ditë, përfshirë bukë, ëmbëlsira, patate të skuqura, çokollata, akullore dhe ushqime të gatshme.
Sipas ekspertëve, ky vaj përdoret në shumicën e produkteve të paketuar, pasi është një vaj i gjithanshëm që mbetet gjysmë i ngurtë në temperaturën e dhomës, duke i dhënë jetëgjatësi produkteve dhe duke i mbajtur ato të freskëta për më gjatë.
Një lugë gjelle vaj palme përmban rreth 120 kalori dhe 14 gram yndyrë, përfshirë 7 gram yndyrna të ngopura.
Pavarësisht përfitimeve të mundshme, si ruajtja e funksionit të trurit dhe ulja e rrezikut për sëmundjet e zemrës, ky vaj është kritikohur gjithashtu për përmbajtjen e tij të lartë të yndyrnave të ngopura, të cilat mund të rrisin nivelet e kolesterinës LDL dhe triglicerideve, duke kontribuar në sëmundjet e zemrës.
Ekspertët nga Harvard rekomandojnë përdorimin e vajrave bimore që janë natyralisht të lëngshëm në temperaturën e dhomës, si vaji i ullirit, pasi këto janë më të shëndetshme se vaji i palmës.
Disa studime, përfshirë një të vitit 2017, sugjerojnë gjithashtu se acidet yndyrore të ngopura të pranishme në vajin e palmës mund të rrisin inflamacionin dhe të kontribuojnë në shtimin e peshës dhe rezistencën ndaj insulinës.
Ndërsa vaji i palmës mund të jetë një alternativë më e mirë se trans-yndyrnat, ekspertët këshillojnë një konsum të moderuar dhe zgjedhjen e vajrave bimore të pasur me yndyrna të pangopura për një dietë më të shëndetshme.