Celebrities Magjia e Festave - News

Veshja ideale për festat e fundvitit, ja këshillat e Antoneta Koçit!

E ftuar në “Magjia e Festave” ka qenë Antoneta Koçi, për të folur më shumë për përgatitjet e saj për festat e fundvitit, veshjet që ajo sugjeron, por dhe planet e saj personale…

Cila është veshja dhe make-up ideal për festat e fundvitit?

Veshja të ketë elementë ngjyrash, pana, krem, të kuqe dhe bordo që është kaq në stil tani. Tek vajzat geta me ngjyra të ndryshme, të bardha e të kuqe dhe mundësisht edhe doreza njësoj si getat. Për aksesorë më pëlqejnë gjërat që bëjnë zhurmë, sepse jam natyrë që luaj me duar edhe kur flas. Ajo pjesa që bëjnë zhurmë më sjell ndër mend ‘Jingle Bells’. Tualeti mundësisht minimalist dhe ngjyra të forta tek buzët.