Aktualitet

Vettingu merr pushimet

Vettingu shkon me pushime. Për 3 javët e ardhshme Anëtarët e Komisionit të Pavarur të Kulaifikimit, por edhe subjektet e tij, gjyqtarë e prokurorë do të kenë një fazë stopimi dhe puna do të rinisë në shtator. Deri tani janë konfirmuar në detyrë 27 njerëz të drejtësisë, ndërsa 20 të tjerë janë shkarkuar, kryesisht për problemet me pasuri të pajustifikuara, por edhe për lidhjet me njerëz të botës së krimit. Shkarkimet më së shumti kanë prekur dy Gjykatat më të rëndësishme të vendit sikurse është ajo kushtetuese dhe e lartë. Krerët e tyre e kaluan testin e KPK-së por Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit ka kërkuar që Bashkim Dede, Xhezair Zaganjori të riverivikohen.