Bota

VIDEO/ Pamje të frikshme nga festa e Liverpulit, makina futet mes turmës së tifozëve dhe merr kë i del përpara!

Qindra tifozë të Liverpulit kanë përjetuar momente të frikshme sot. Kishin dalë në rrugët e qytetit për të festuar fitimin e titullit kampion, kur e panë veten të sulmuar nga një makinë.

Parada e Liverpulit përjetoi këto momente ankthi ku edhe u arrestua drejtuesi i makinës. Tifozët u shokuan, ndërsa policët dhe stafet mjekësore shkuan menjëherë në ngjarje.

Pati disa të dëmtuar, ndërsa pamjet u bënë virale. Policia po merret ndërkohë me zbardhjen e shkaqeve të kaosit që u shkaktua.

Kujtojmë se Liverpuli fitoi titullin e 20-të kampion në Premier Ligë. Ky trofe erdhi për skuadrën e Slot pas 5 viteve pritje.

Për të parë videon kliko KËTU