Liverpool një hap larg titullit kampion në Premier League.
Të kuqtë triumfuan me rezultatin minimal 1-0, falë golit të shënuar nga Trent Arnold në të 76-ën. Skuadra e Arne Slot udhëheq kampionatin me 79 pikë, por ende nuk e ka të siguruar titullin.
Kjo për shkak se Arsenali fitoi sot kundër Ipsuiç dhe matematika e mban ende në lojë.
Ndërkaq kapiteni i Liverpool-it, Virgil van Dijk, ka kënaqur tifozët pasi ka vazhduar zyrtarisht kontratën me klubin ku ka lënë gjurmët më të mëdha në karrierën e tij dhe duhet të qëndrojë në “Anfield” edhe për dy sezone të tjera.
Mbrojtësi holandez, i cili ka fituar tetë trofe me Liverpoolin që kur u bashkua nga Southampton në 2018, duke përfshirë Premier Ligën dhe Ligën e Kampionëve, ka debatuar gjatë nëse do të bëjë një ndryshim në mesfushë në fund të një sezoni (shumë të suksesshëm).
Kontrata e tij skadoi më 30 qershor të këtij viti, por në fund ai gjeti një gjuhë të përbashkët me drejtuesit, të cilët e nderuan me një pagë të re prej 400 mijë paund në javë.