Aktualitet

Zbardhen 13 raste vjedhjesh banesash në Kavajë, ndalohen 4 shtetas

 Zbardhen 13 raste vjedhjesh banesash në Kavajë. Në kuadër të operacionit të koduar “Perimetri”, u ndaluan 4 shtetas, të cilët i kryenin grabitjet në bashkëpunim me njëri-tjetrin. Ata janë të moshave, 19 deri në 43-vjeç. Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë Kavajë.