Vidhnin energjinë elektrike në Durrës e Shkodër, procedohen 5 subjekte private, hotele, restorant dhe bar-kafe. Forma e vjedhjes ishte manipulimi i matësit, furnizim me energji pa patur kontratë me OSHEE-në, si dhe rilidhje e paligjshme e energjisë pas ndërprerjes si debitorë. Kontratat janë në emër të 5 abonentëve, dy prej të cilëve u shpallën në kërkim. OSHEE-ja mbështetet nga Policia e Shtetit në aksionin e këtyre ditëve për evidentimin e abuzimeve.