Nuk ndalet vala e protestave antiqeveritare në Rumani. Pas manifestimit të një nate më parë, ku vetëm në kryeqytetin Bukuresht zbritën në rrugë mbi 100 mijë vetë, për sot u paralajmërua një tjetër në qytetet kryesore të vendit. Ndërkaq, Presidenti Iohannis dënoi dhunën brutale të përdorur dje nga forcat e rendit ndaj protestuesve në Bukuresht. Sipas kreut të shtetit, “Në demokraci secili ka të drejtën për të protestuar, pavarësisht bindjeve politike”. “Dhuna është e papranueshme”, – deklaroi presidenti rumun.