Pak ditë pasi humbi jetën Andrea Haxhiaj, sot ka ndërruar jetë edhe bashkëshortja e tij, Tatiana Haxhiaj duke shënuar kështu viktimën e dytë nga zjarret në vendin tonë që fatkeqësisht rezulton të jetë brenda të njëjtës familje.
60 vjeçarja nga Gjirokastra kishte djegie 70% të trupit dhe nuk arriti t’u mbijetojë plagëve.
Më 3 gusht zjarri i merr jetën Andrea Haxhiajt.
Andrea Haxhiaj, 64 vjeç, humbi jetën më datë 3 gusht si pasojë e zjarreve që përfshinë fshatin Asim Zeneli në Gjirokastër.
Si pasojë e flakëve në atë ngjarje mbeti e dëmtuar edhe bashkëshortja e tij e cila megjithëse mori trajtim në spital, nuk ja doli ti mbijetojë palgëve të marra.
Çifti i bashkëshortëve u përpoqën të shuajnë flakët e zjarrit, por fatkeqësisht kjo rezultoi fatale për 64-vjeçarin dhe rreth një javë më vonë edhe për bashkëshorten e tij.
Andrea Haxhiaj dhe bashkëshortja e tij Tatiana Haxhiaj janë 2 viktimat e para rë shënuara nga zjarret që kanë përfshirë ditët e fundit vendin tonë.