Aktualitet

Viti 2025 nis ndryshe, bebet e para janë binjakë!

Viti 2025 ka nisur ndryshe këtë herë, pasi bebet e para që erdhën në jetë janë binjakë. Lajmin e ka publikuar kryeministri Edi Rama, i cili shkruan se binjakët kanë ardhur me këmbën e mbarë.

Ares dhe Rajd erdhën në jetë sapo akrepat e orës kanë shënuar 00:00. Lindja është realizuar në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”. Në postimin e tij në Facebook, kryeministri shkruan:

ÇFARË VITI FILLOI!

Mirëserdhët Ares dhe Rajd, jetë të gjatë dhe me këmbën e mbarë!

Këto janë binjakët e vitit 2025, që na u bashkuan shëndosh e mirë si lajmës të një viti me bereqet, në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”, me të trokitur ora 00:00!

GËZUAR!