Auto & Moto

Viti kur do të prezantohet gjenerata e re e Fiat Panda!

Edhe pse raporte të shumta kanë sugjeruar se Fiat Panda aktual do të vazhdojë të prodhohet deri në vitin 2026, planet për pasardhësin e këtij modeli janë në lëvizje. Fiat Panda e gjeneratës së ardhshme pritet të prezantohet në vitin 2024 pak a shumë si një “crossover” që synon të kalojë në shitje modelet e përafërta me të. Fiat fillimisht tregoi atë që kishte planifikuar për të ardhmen e modelit me makinën koncept Centoventi që u zbulua në Geneva Motor Show në vitin 2019.

“Kemi hapësirë për prodhimin edhe të një makine tjetër të segmentit B në kategorinë esenciale”, deklaroi Olivier Francois, shefi i Fiat. “Është e qartë, ajo hapësirë mund të strehojë një produkt tjetër”, vazhdoi ai. Kjo sugjeron se përderisa Fiat 600e do të ketë stil dhe përmbajtje për ta bërë makinë të pëlqyer nga blerësit e tregut të lartë, Panda e gjeneratës së re do të synojë të arrijë klientët të cilët nuk dëshirojnë të shpenzojnë shumë.

Përveç tërheqjes për blerësit evropianë, makina e ardhshme pritet që gjithashtu të tregtohet në pjesë të tjera të botës, veçanërisht në Amerikën Latine, tregu më i madh i Fiat-it për nga vëllimi i shitjeve. Atë që Fiat e ka planifikuar për gjeneratën e ardhshme të Panda-s do ta mësojmë kur ajo makinë do të prezantohet dhe që mund të jetë 11 korriku i vitit 2024, datë kjo e cila përkon me 125 vjetorin e prodhuesit italian të makinave.