Vllaznia vazhdon e pandalshme marshimin në kreun e renditjes së Superiores. Shkodranët kanë mundur me shifrat 3-1 Tiranën në “klasiken” e futbollit shqiptar për të siguruar suksesin e katërt radhazi në kampionat.
Tirana e nisi ndeshjen më mirë, duke vënë në vështirësi kuqeblutë e duke gjetur e para golin me anë të Tabeku dhe një goditje të tij të devijuar.
Por brenda 5 minutash erdhën dy gola të shpejtë të kuqebluve të cilët përmbysën gjithçka, me anë të Jagos dhe të Balajt, për të kthyer ndeshjen në favor të shkodranëve.
LEXO EDHE: Daja, i lumtur pas fitores së Dinamos: Qardakun e kemi provuar që në fazë përgatitore!
Më pas Vllaznia administroi mirë ndeshjen, edhe pse u vu në vështirësi pasi mbeti me 10 lojtarë pas daljes me të kuq të Kuros. Por në momentin më të mirë të bardhebluve, një gabim i Valerianos solli penalltinë me të cilën Kastrati çoi shifrat në 3-1 dhe vulosi fitoren e skuadrës së Vllaznisë.
Elbasani ka mposhtur Bylisin me rezultatin 2-1. Ndeshja në “Elbasan Arena” u shoqërua nga tensioni, ndërsa gjyqtar kryesor ishte Dorjan Maletaj, ndërsa në VAR ishte Eldorjan Hamiti.
Gjithçka ishte në favor të Elbasanit nga minuta e 25-të, kur Bylisi i Josës mbeti me 10 lojtarë. Bruno u largua me karton të kuq pas rishikimit me VAR të rastit ndaj Tsage.
LEXO EDHE: Trajneri Bellaj pas humbjes së Vorës: “Kishim dy raste të rrezikshme”!
Diallo mori përsipër goditjen e dënimit duke dërguar topin në rrjetë. Më pas goli i dytë erdhi nga penalltia ku pas ndërhyrjes së gabuar të Përndrecës, ishte Diallo që plotësoi dopietën personale.
Në pjesën e dytë kapiteni Marku rikthye Bylisin në lojë, pas golit me kokë në minutën e 50-të. Ibrahim Abas la Elbasanin me 10 lojtarë në minutën e 85-të, pasi Maletaj shkoi për herë të dytë të shikonte rastin me VAR.