20 parcela me hashash janë evidentuar nga Policia në fshatrat e zonës së Lumit të Vlorës. Ato u konstatuan pas patrullimit me helikopter në fshatrat e thellë të Lapardhasë, Kuçit, Gjormit e Treblovës. Tashmë, uniformat blu po punojnë në terren për gjetjen dhe asgjësimin e bimës narkotike. Paralelisht, vijojnë hetimet për zbulimin e pronarëve të tyre.