Në Aeroportin “Heathrow” të Londrës, vonesat në kontrollin e pasaportave, i lanë pasagjerët në pritje deri në dy orë e gjysmë. Muajin e kaluar, kontrollet kufitare nuk arritën t’i përmbaheshin objektivit për një procesim prej 45 minutash apo më pak, në 95% të vizitorëve që vinin nga jashtë Zonës Ekonomike Europiane. Ndërkohë, Qeveria njoftoi dërgimin e një stafi shtesë prej 200 vetësh në “Heathrow”.