Aktualitet

Vonesa në tragete, fluksi i pasagjerëve ka ndikuar në grafikun e lëvizjes

Fluksi i madh i emigrantëve të mbërritur me tragetet e linjës në fundjavë, ka ndikuar në grafikun e lëvizjes së trageteve nga porti italian i Barit drejt Durrësit. Dy nga tre mjetet lundrues që parashikoheshin për në 8 të mëngjesit, erdhën me disa orë vonesë. Dita e djeshme regjistroi dhe fluksin më të lartë të hyrjeve për këtë sezon. Rreth 11 mijë persona, kryesisht emigrantë që kthehen për pushime në atdhe, mbërritën dje në Shqipëri përmes portit detar të Durrësit me 7 tragetet e linjave të Barit e Ankonës.