Presidenti i Serbisë paralajmëroi se në shtator do të takohet me serbët e Kosovës për të biseduar për të ardhmen e saj. Aleksandar Vuçiç thotë se asnjë vendim nuk mund të merret pa pëlqimin e serbëve. Ai premtoi projekte të reja infrastrukturore në Kosovë, si në jug ashtu edhe në veri të Ibrit. Ky qëndrim i Presidentit Serb është një tjetër provokim pasi ai vijon ta trajtojë dhe lidhë fatin e Kosovës me pëlqimin e pakicës serbe në veri.