Live From Tirana

Xheni Karaj: “Ku e dinë Jul Deda apo Stresi që nuk kanë ndonjë të afërm LGBT në familje?”

E ftuar në studion e “Live From Tirana” ka qenë Xheni Karaj, aktiviste e të drejtave të komunitetit LGBTQ+. Ajo ka folur më shumë mbi deklaratën e fortë të Bernardit në “Big Brother VIP 4” ku pranoi publikisht se është homoseksual. Kjo deklaratë ka ngjallur mjaft reagime në rrjet, mes tyre dhe nga aktori Jul Deda. Çfarë ka Xheni për të thënë për këtë?

Ka shumë që thonë që pse duhet ta bërtasin orientimin e tyre seksual, se çfarë bëjnë në dhomën e tyre…

Prandaj më shqetëson dhe kjo retorika homofobike. Ku e di Juli se kë ka brenda familjes së vet LGBT? Ose ku e di Stresi? Ose tjetri? Dhe është shumë e dhimbshme për këto persona që janë afër në familjet e secilit prej këtyre individëve që bëjnë deklarata homofobike, që të dëgjojnë që sulmojnë këtë komunitet. Dhe nuk do ta marrin kurrë guximin që të dalin hapur në familje, kur shohin që ata kanë këtë lloj qëndrimi për personat LGBT. Prandaj duhet të tregohemi të kujdesshëm kur flasim në tavolina dhe bëjmë thashetheme, apo ofendojmë, se ai personi në tavolinë mund të jetë vetë LGBT.