Celebrities Gossip Showbiz

Ylli i muzikës pop Jennifer Lopez kritikohet për koncertin e saj 80 kilometra larg Mekës!

Jennifer Lopez performoi në Jeddah në një event në Arabinë Saudite dhe ky koncert u prit me kritika sepse u zhvillua 80 kilometra larg Mekës. Përpara kualifikimit për garën e Formula 1 në Arabinë Saudite, Lopez u shfaq e veshur me një kostum të ngushtë rozë e me syze dielli. Veshja e saj tërhoqi vëmendjen po aq sa edhe performanca energjike atë mbrëmje. Gjatë performancës, ajo performoi hite si “On the Floor”, “Let’s Get Loud”, “I’m Into You” dhe “Ain’t Your Mama” para një publiku të mbledhur në “Jeddah Corniche Circuit”.

Performanca e saj erdhi së bashku me një formacion ndërkombëtar yjesh duke përfshirë Usher, Major Lazer, Peggy Goa dhe artistët arabë Marëan Pablo, Hisham Abbas, Mostafa Amar dhe Hamid El-Shaeri. Megjithatë, performanca shkaktoi një sërë kritikash në rrjetet sociale dhe shumë theksuan se ishte afër Mekës dhe e karakterizuan këtë akt si “të turpshëm” dhe theksuan se përfaqëson një fyerje të drejtpërdrejtë ndaj Islamit.

Zyrtarët fetarë dhe komentuesit e shumtë kritikuan veprimet e saj, duke argumentuar se ngjarjet argëtuese të këtij lloji ishin të papërshtatshme, sepse ato mbaheshin aq afër qytetit të shenjtë dhe Qabesë. Pavarësisht komenteve negative, Lopez u shfaq në humor të mirë pas mbërritjes së saj në Arabinë Saudite. Ndërkaq, Lopez mund të përfshihet në mënyrë indirekte në procesin gjyqësor ndaj reperit Sean “Diddy” Combs, i cili po përballet me akuza serioze për shantazh, trafikim njerëzor për shfrytëzim seksual dhe përfshirje në veprime të lidhura me prostitucionin.

Prokurorët po kërkojnë të paraqesin si provë një incident të vitit 1999 në një klub nate në Nju Jork, ku ishin të pranishëm edhe Diddy dhe Lopez. Ngjarja përfshinte të shtëna zjarri që lanë të plagosur tre persona. Pas incidentit, çifti i atëhershëm u ndalua nga policia teksa udhëtonin nëpër Manhattan, dhe në automjetin e tyre u gjet një armë e vjedhur.