Celebrities Gossip Showbiz

Ylli i “Superman” Henry Cavill dhe partnerja e tij bëhen prindër për herë të parë!

Ylli i “Superman”, Henry Cavill është bërë baba për herë të parë pasi partnerja e tij Natalie Viscuso solli në jetë fëmijën e tyre pas katër vitesh lidhje. Detaje të tjera për lindjen e fëmijës nuk janë bërë të ditura, pasi çifti ka zgjedhur ta mbajë këtë moment larg syrit të publikut. Megjithatë, fotot e siguruara nga DailyMail i tregojnë ata duke ecur në rrugët e Australisë, duke shtyrë një karrocë fëmijësh. Çifti ndodhen aty për shkak të xhirimeve të filmit ‘Voltron’, ku Henry Cavill luan.

Aktori dha lajmin për shtatzëninë e partneres së tij në prill 2024, duke i thënë Access Hollywood se është i emocionuar për t’u bërë baba. Gjatë premierës së “Ministry of Ungentlemanly Warfare” në Nju Jork, Henry Cavill tha:

Jam i emocionuar për këtë. Natalie dhe unë jemi shumë të lumtur. Jam i sigurt se do të shihni shumë më tepër nga kjo.

Pak kohë më vonë dhe më konkretisht, në ditën e babait, aktori u kërkoi miqve të tij online në Instagram këshilla për atësinë, pak para lindjes së fëmijës së tij. Henry Cavill dhe Natalie Viscuso njoftuan lidhjen e tyre në prill 2021, me një postim në rrjetet sociale.