Botë e Çuditshme

YouTuber-i i njohur teston veten, qëndron në këmbë për pesë ditë dhe tregon pasojat!

Studiuesit rekomandojnë të qëndroni në këmbë për të paktën dy deri në katër orë gjatë ditës së punës për të reduktuar rreziqet shëndetësore që lidhen me qëndrimin ulur për një kohë të gjatë. YouTuberi Lucas Ball, i cili ndryshe njihet si Pigmie vendosi të mos ulet për një javë. Ball mund të shtrihej për tetë orë gjatë natës, por ai duhej të ishte në këmbë pjesën tjetër të kohës. Kjo do të thotë se ai nuk ulej as në tualet.

Ball zbuloi se ishte më produktiv në punë, ai nuk kishte kohë të “merrte frymë dhe më pas të shpërqendrohej”. Ball shpesh u përpoq të qëndronte në lëvizje për të shpërqendruar veten nga lodhja. Por në ditën e tretë, gjërat morën kthesë. “Kisha dhimbje të forta në këmbë. Ndihesha shumë i lodhur dhe qëndrimi im në këmbë kishte filluar të dobësohej. Përveç kësaj, unë isha gjithashtu jashtëzakonisht i uritur. Ndoshta isha i uritur nga djegia e kalorive shtesë”-shtoi ai.

Ai mezi priste të shtrihej për tetë orët e caktuara. Megjithatë, edhe gjumi i tij u përkeqësua, sepse kishte dhimbje të madhe në këmbë. Raportohet se Ball e ndërpreu sfidën në ditën e 5-të. Ai vuri re se qëndrimi i tij ishte përkeqësuar dhe kishte dhimbje në ije.