Bota

Zbulohet një laborator i klanit të “El Chapo”, gjenden 50 ton drogë sintetike

Autoritetet meksikane shkatërruan një laborator të madh nëntokësor narkotikësh në shtetin verior Sinaloa, duke sekuestruar 50 ton drogë sintetike. Sinaloa është selia e kartelit të fuqishëm të drejtuar nga Joaquin “El Chapo” Guzman, i cili po përballet me gjyqin në Shtetet e Bashkuara. Meksika është një furnizues i madh i metamfetaminës në Shtetet e Bashkuara. Vendi është gjithashtu autostrada kryesore për kokainën e trafikuar në veri.