Showbiz

A do të ketë një bashkëpunim mes Loredanës dhe Mozzik?!

Këngëtarët e njohur Loredana dhe Mozzik thuhet të jenë rikthyer bashkë dhe fansat çdo ditë e më shumë po e besojnë këtë gjë.  Dyshohet se dyshja e njohur po sjellin një bashkëpunim.Kujtojmë këtu se Mozzik po punon për albumin e dytë, ndërsa Loredana po synon të publikojë gjithmonë e më shumë projekte.

Por, a kanë patur të drejtë fansat këtë herë? Përgjigjen e ka dhënë vetë reperja. “Është sekret për momentin, por do e mësoni!”, i është përgjigjur Loredana një fansi.Pra, mundësia për t’i riparë bashkë në një duet është e hapur! Nëse ndodh, ky do të jetë dueti i tretë i Lorit dhe Mozzik.

Fansat janë më entuziastë se kurrë, pasi e kanë pritur prej kohësh rikthimin e reperëve. Mbetet të presim çfarë surprizash kanë rezervuar këtë herë.