Rajoni

Zgjedhjet e 7 qershorit në Kosovë, sot mbyllet afati për regjistrimin e partive!

Sot përfundon afati për partitë politike në Kosovë që të njoftojnë Komisionin Qendror të Zgjedhjeve lidhur me pjesëmarrjen ose mospjesëmarrjen në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 7 qershorit, si dhe për deklarimin e koalicioneve parazgjedhore.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, bëri të ditur se deri të mërkurën në orën 12:00, gjithsej 18 parti politike aplikuan për pjesëmarrje në zgjedhje, ndërsa katër të tjera njoftuan se nuk do të marrin pjesë në procesin elektoral.

Deri më tani është regjistruar vetëm një koalicion parazgjedhor, Koalicija VAKAT, i përbërë nga dy parti boshnjake.

Sipas KQZ-së, afati për aplikimin e subjekteve të reja politike mbetet i hapur deri më 10 maj, ndërsa dorëzimi i listave të kandidatëve për deputetë vazhdon deri më 12 maj 2026.