Rajoni

Zhvillohet sot funerali shtetëror për viktimat e tragjedisë në Genova

Zhvillohet sot funerali shtetëror për viktimat nga shembja e urës Morandi në Genova. Presidenti italian Sergio Mattarella dhe Kryeministri Giuseppe Conte do të udhëheqin ceremoninë mortore. Deri tani 38 persona janë konfirmuar të vdekur, ndërsa ende ka persona të zhdukur. Disa familje raportohet se do qëndrojnë larg ceremonisë së sotme për shkak të zemërimit ndaj qeverisë për tragjedinë që u mori jetën të afërmve të tyre.