Bota

Zjarr në Kaliforni, 21 mijë të evakuar

Mbi 21 mijë njerëz u evakuan nga shtegu i zjarrit në jug të Kalifornisë në Shtetet e Bashkuara. Evakuimi është i detyrueshëm, ndërsa flakët që vijojnë të përhapen po kërcënojnë disa banesa përreth Liqenit Elsinor. Deri tani janë djegur mbi 7.7 hektarë pyje në veri të San Diegos. Ndërkohë, një person i dyshuar si zjarrvënës doli para Gjykatës, për akuzën e zjarrvënies së qëllimshme.