Donald Trump shpall gjendjen e jashtëzakonshme në Kaliforni, ku prej javësh vijon beteja me zjarret masivë. Presidenti Amerikan urdhëroi të krijohet fondi për të ndihmuar zonat e prekura nga flakët, që përhapen të favorizuara nga temperaturat e larta dhe era. 7 vetë kanë humbur jetën, ndërsa mijëra të tjerë u evakuan. Krahas Kalifornisë, me zjarre përballen dhe 13 shtete të tjera amerikane, përfshirë Teksasin.