Tech Top Tech - News

Zjarret në Los Angeles/Problematikat që solli droni…

Situata me zjarret në Los Angeles ka qenë mjaft kritike. Zjarret e Palisades kanë përpirë hektarë të tërë pyjesh dhe po rrezikon shtëpi, familje dhe natyrën e bukur që ka Kalifornia. Zjarrfikësit janë duke u përpjekur me çdo gjë që kanë – avionë që hedhin ujë, ekipet në terren që përballen me flakët – dhe pastaj kemi një dron që vendos t’i fusë hundët në këtë kaos. Po një dron u përplas me një avion zjarrfikës.

Në këtë rast, avioni zjarrfikës u detyrua të tërhiqej për të shmangur dëme më të mëdha. Tani mendoje këtë: një vonesë e tillë mund të thotë më shumë tokë e djegur, më shumë shtëpi të rrezikuara dhe më shumë punë për ekipet zjarrfikëse. Zjarret në Kaliforni nuk janë shaka; ato përhapen me shpejtësi marramendëse për shkak të erërave dhe klimës së thatë. Këtu vjen përgjegjësia jonë. Nëse sheh zjarre ose situata emergjente, qëndro larg me dronin. Tani për tani kjo hapësirë ajrore i përket vetëm ekipit zjarrfikës. Deri në një moment të dytë kur të jenë zhvilluar dronat zjarrfikës. Pra nuk ja vlen ta ndezësh sa për të kapur ca video për TikTok. Le të jemi të zgjuar, jo vetëm me dronët tanë, por edhe me qëndrimin tonë ndaj natyrës dhe përgjegjësisë qytetare.