Bota

Zjarrfikësit ‘heronj’ që parandaluan tragjedinë ajrore në Peru

Një aeroplan i vogël bëri ulje emergjente në aeroportin ndërkombëtar “Jorge Chavez” në Lima, Peru, duke shkaktuar më pas një shpërthim flakësh. Ulja emergjente ndodhi pas një defekti në pjesën e përparme të aeroplanit. Mësohet se 59 pasagjerët dhe pesë anëtarët e ekuipazhit janë në gjendje të mirë shëndetësore. Ka qenë ndërhyrja e shpejtë e zjarrfikësve ajo që parandaloi tragjedinë.