Aktualitet

Zjarri në Athinë, ambasada jonë mbulon shpenzimet e dokumenteve të emigrantëve

Ambasada jonë në Greqi do të mbulojë shpenzimet për dokumentet e identifikimit të shtetasve shqiptarë që humbën apo u dëmtuan gjatë zjarreve të 23 dhe 24 Korrikut në periferi të Athinës. Vendimin për të paguar shpenzimet administrative për zëvendësimin e pasaportave apo të kartave të identitetit e mori Kryediplomati Ditmir Bushati. Për fillimin e procedurave të aplikimeve, të interesuarit mund të paraqiten pranë Ambasadës sonë në Athinë, ndërsa në dispozicion është vendosur dhe numri i telefonit: 210-6876215.