Zoë Kravitz ka shprehur kritika ndaj sitcom-it legjendar “Friends”, duke thënë se jo të gjitha shakatë të tij i kanë rezistuar kohës dhe disa prej tyre duhej të kishin mbetur në vitet ’90.
Aktorja 36-vjeçare, gjatë një interviste për “People” teksa promovonte filmin e saj të ri “Caught Stealing”, ku luan krah Austin Butler, tha se seriali përfshin elemente homofobike dhe referenca që sot konsiderohen problematike.
Nëse shihni “Friends” tani, do të thoni: ‘Uau, kjo është…’
-u shpreh ajo, duke shtuar se, ndonëse ndjen nostalgji për modën dhe kulturën e asaj dekade, disa gjëra i përkasin vetëm kujtimeve të asaj kohe.
Edhe Butler u pajtua me komentin e saj, duke thënë:
Po, mbajeni këtë në vitet e ’90-ta
Këto reflektime lidhen edhe me deklaratat e mëparshme të vetë krijuesve të serialit, të cilët kanë pranuar se disa shaka dhe histori nuk do t’i kishin përfshirë po të ishin shkruar sot.
Nga ana tjetër, David Schwimmer, aktori i njohur për rolin e Ross, ka mbrojtur “Friends”, duke theksuar se për kohën e tij, seriali ishte inovativ në trajtimin e marrëdhënieve dhe çështjeve të seksualitetit.