Këshilltari amerikan për sigurinë kombëtare John Bolton e quajti të turpshme marrëveshjen ndërkombëtare bërthamore me Iranin. Ai tha se Shtetet e Bashkuara po ngulin këmbë pranë aleatëve evropianë për të bërë më shumë presion ndaj Iranit. Bolton i bëri komentet në Jeruzalem ku u takua për ditën e dytë radhazi me kryeministrin izraelit Benjamin Netanjahu.