Rritet ndjeshëm numri i të prekurve me koronavirus në vend. 24 orët e fundit u shënuan 15 raste të reja, ndërsa dje u raportua vetëm 1 në Tiranë. Nga testimi i 185 të dyshuarve, 13 u evidentuan në Durrës, një në Tiranë e po një në Shkodër, kontakte të rasteve të mëparshme. Tashmë, totali i rasteve në vend shkon në 964, rreth 79% e tyre të shëruar. Edhe 16 vetë e fituan betejën me sëmundjen. Në Spitalin Infektiv trajtohen 15 pacientë me COVID-19, tre prej tyre në terapi intensive. Në vendin tonë aktualisht janë 175 persona aktivë me COVID-19, kryesisht në Tiranë, Durrës Krujë e Shkodër. Deri tani në vend janë kryer mbi 13 mijë testime molekulare e serologjike për koronavirus.