Deri tani, konfirmohen 35 viktima, mes tyre dhe një fëmijë nga shembja e urës Morandi në Autostradën A10 të Xhenovas në Itali. Të plagosurit janë 13, por bilanci pritet të rëndohet për shkak se të shumta janë automjetet që gjenden nën gërmadha. Struktura u shemb në mesditë, në një mot të keq, me breshër, ndërsa autoritetet italiane evakuan pallatet që gjenden më pranë pjesës që nuk është shembur. Ura e njohur me emrin Morandi, daton nga vitet ‘60 dhe vazhdimisht i nënshtrohet punimeve për forcimin e soletës. Ambasada Shqiptare në Itali thotë se po ndjek të gjitha zhvillimet lidhur me rrëzimin e urës Morandi. Në një mesazh në Tuitër, selia diplomatike e Tiranës informon se qëndron në gatishmëri që t’iu përgjigjet kërkesave për asistencë. Ndërkaq, ambasada vë në dispozicion nr e kontaktit operativ: 00390686224115.