8 raste të reja me koronavirus në vendin tonë, totali shkon në 989, 79% e tyre të shëruar. 24 orët e fundit u kryen 200 testime. 5 të infektuar u evidentuan në Tiranë, 2 në Durrës e një në Krujë. Te Infektivi gjenden 16 pacientë, 5 në terapi intensive. Aktualisht, Shqipëria numëron 175 persona aktivë me COVID-19, kryesisht në Tiranë, Durrës, Krujë, Shkodër. Nga fillimi i epidemisë janë kryer mbi 14 mijë testime molekulare dhe serologjike. Ministria e Shëndetësisë fton qytetarët të tregohen të kujdesshëm, duke respektuar masat e vendosura. Në kuadër të masave anti-COVID, sot janë hapur vetëm supermarketet, furrat e bukës e farmacitë.