Health & Beauty

A e dini se sa mijëra qeliza lëkure humbet njeriu çdo orë?

Çdo orë, ne humbasim mijëra qeliza nga lëkura jonë. Lëkura është organi më i madh i trupit të njeriut dhe rinovohet vazhdimisht. Mesatarisht, një person humbet rreth 30,000 qeliza të lëkurës çdo orë, ndërsa qeliza të reja krijohen për të zëvendësuar ato të vjetrat. Ky proces natyror ndihmon në mbrojtjen e trupit nga bakteret, dëmtimet dhe faktorët e jashtëm. Në fakt, pjesa më e madhe e pluhurit që shohim në shtëpi përbëhet pikërisht nga qeliza të vdekura të lëkurës. Trupi ynë punon pa pushim për t’u rigjeneruar edhe kur ne thjesht po pushojmë.

Ndërkaq, ushqimet e konservuara ndikojnë negativisht në shumë pjesë të trupit, përfshirë edhe lëkurën. Ato nuk kanë aspak lëndë ushqyese dhe e bëjnë lëkurën tuaj të duket e lodhur. Ju duhet të shmangni përdorimin e tyre nëse doni një lëkurë të shëndetshme, dhe vetëm pak herë mund ta ‘llastoni’ veten tuaj me to.

Ju duhet të merrni një sasi të konsiderueshme të vitaminave në ditë, nëse dëshironi që lëkura juaj të shkëlqejë. Vitamina A Lufton rrudhat dhe shenjat në lëkurë, vitamina B është hidratuese, si dhe lufton rrudhat dhe aknet. Vitamina B1 ndihmon në konvertimin e ushqimit në energji, ndërsa vitamina C i jep lëkurës shkëlqim. Ushqime të pasura me vitamina janë portokallet, limonat, brokoli, vezët, spinaqi dhe arrat.

Sheqeri nuk është dhe aq ‘i ëmbël’ për lëkurën. Studimet tregojnë se sheqernat rrisin mundësitë për sëmundje kronike. Gjithashtu, ato zmadhojnë poret e lëkurës duke shkaktuar kështu akne. Ato e bëjnë lëkurën tuaj më të yndryshme. Dermatologët thonë se pasojat e tyre në lëkurë, fillojnë të shfaqen në moshën 35-vjeçare tek gratë.